Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj drejtorit të së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi e akuzoi se po thotë të pavërteta në lidhje me reciprocitetin që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë.
Në replikën e tij, ambasadori Rohde ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen dhe se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duhet të adresohet si çështje.
“I nderuar, z. Petkoviq, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, së fundmi e kam thënë në Televizion, në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet biletareale me Qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar Rohde.
Të enjten, Petkoviq duke iu referuar ambasadorit Rohde si përfaqësues i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se ai nuk po e thotë të vërtetën…
Petkoviq ka shpërndarë në Twitter shkrimin e ambasadorit gjerman, ku nga takimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shtyrja e vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse janë legjitime.
“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, ka shkruar Petkoviq.
Ai ka shtuar se nuk ka mundësi që “konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve” të jenë legjitime.
“Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, thka thënë ai.
Në fund, Petkoviq ka kritikuar Gjermaninë, duke thënë se nuk ka bërë asgjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”. /Telegrafi/
Dear Mr Petkovic, yes, all Brussels agreements need implementation. FYI: I have stated multiple times that the creation of the ASM has to be addressed, just recently and publicly on TV on „Slobodno Srpski“ and „Kallxo Pernime“, and bilaterally with ?? gov. on a regular basis. https://t.co/vjMYpDJFe5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 5, 2022
The ?? representative in PR is not telling the truth! How come that the agreement breaching and violent moves of @albinkurti are legitimate? How abolishment of status neutral KS license plates by PR is legitimate? How come that ?? representative in PR was silent about that? 1/3 https://t.co/AOXUUuJaSC
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 4, 2022