Ambasadori gjerman në Prishtinë Christian Heldt ka paralajmëruar se nëse deputetët vendosin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Kosova mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtarë.
“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gurthemel për zhvillimin e Kosovës. Dhomat e Specialistit janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë. Çdo përpjekje për të ndryshuar mund ta vendosë përsëri Kosovën në kursin e saj euroatlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt dhe partnerë“, tha ai.