Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës prandaj mbështet anëtarësimin e këtij shteti në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kësgtu ka thënë ambasadori gjerman në Beograd Axel Dietmann në një intervistë për revistën NIN.
Me kornizën negociuese, në të cilën Serbia ka dhënë pëlqimin e saj, është përcaktuar se një nga kushtet për pranimin e Serbisë në BE është një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje ligjërisht obligative. Serbia ka marrë një vendim strategjik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian dhe Unioni e mbështet atë në zbatimin e reformave dhe arritjen e këtij qëllimi”, tha ambasadori Dietmann, përcjell Telegrafi.
Ai tha se në mars të këtij viti, Këshilli i Evropës përsëri konfirmoi perspektivën evropiane të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“SHBA gjithashtu mbështet rrugën e Serbisë për në BE. Për këtë proces vlen: vendi që dëshiron të hyjë në BE siguron shumë të drejta, por ka edhe detyrime. Kriteret për anëtarësim duhet të përmbushen”, tha ambasadori gjerman. /Telegrafi/