Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman në OKB: Idetë për ndryshimin e kufijve, të rrezikshme

Christoph Heusgen, PR of Germany to the UN, addresses the GA. United Nations Holocaust Memorial Ceremony “Holocaust Remembrance and Education: Our Shared Responsibility”

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.

Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shefi i UNMIK-ut kërkon zgjidhje nga Kosova dhe Serbia, për vazhdimin e dialogut

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE.

Ndërsa, Heusgen vendimin e Gjykatës Ndëkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë.

Lexo po ashtu Çitaku: Mbledhjet për Kosovën në OKB janë kthyer në teatër, Serbia po tregon përralla

“Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.

Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan. /Telegrafi/

Exit mobile version