Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se për shumë vite me radhë e kanë mbështetur kthimin në Kosovë të personave të zhvendosur.
Rohde përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është një e drejtë themelore e njeriut!
“Ne kemi mbështetur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vite. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tuaj është një e drejtë themelore e njeriut! Ndjej fuqishëm që këto vendime personale kanë nevojë për mbështetje të plotë dhe të pa politizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe të gjitha komunitetet e përfshira”, ka shkruar Rohde.
Kujtojmë se kthimi i serbes Daragica Gasiq në Gjakovë ditë më parë nxiti reagime të shumta.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasiq. /Telegrafi/
We’ve been supporting the return of displaced persons to Kosovo for many years. The right to return to your home is a basic human right! I feel strongly that these personal decisions need full and unpoliticised support by all branches of government and all communities involved
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 9, 2021