Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë me deputetë të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.
Rohde ka thënë se Parlamenti Evropian e mbështetë plotësisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai tutje ka thënë se marrëveshje për zbatimin e aneksit është thelbësore për të ecur përpara.
“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian. Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde në Twitter. /Telegrafi/
Also full support for the ?? proposal from the ?? Parliament!
Agreement on implementing the annex by ?? and ?? on the 18th in Ohrid now is essential to move forward on the European path. https://t.co/EshpNJqUle— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 15, 2023