Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman flet për çështjen e presidentit: Deputetët ta ndjekin shembullin e LDK-së, nuk mund të shkohet në zgjedhje në kohë pandemie 

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur veprim të pëlqyeshëm vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për presidentin e ri.

Rohde në një postim në Twitter shpreson që të gjithë deputetët vendon interesin e qytetarëve mbi ato politike.

Ambasadori gjerman më tej thotë se nuk mund të imagjinoj që të rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë kohë pandemie.

“E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, shkruan Rohde në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version