Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman: Dokumenti i publikuar rreth njohjes Kosovë-Serbi, nuk është i vërtetë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas publikimit të një dokumenti “non-paper” dje në media.

Rohde ka thënë se ky “non-paper” është fake news, dhe se i njëjti dokument nuk është gjermano-francez.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde ka thënë se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak.

“E ashtuquajtura “non paper” gjermano-franceze e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është gjermano-franceze. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Ndryshe të njëjtat letra i ka siguruar edhe Telegrafi, autenticiteti i të cilave nuk dihet.

Në këtë “non-paper” thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Lexo po ashtu Ambasada e Francës reagon për “non-paper”: Nuk jemi burim i saj, mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Po ashtu në këtë “non-paper” thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022, dhe se të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre. /Telegrafi/

Më poshtë keni letrat në gjuhën angleze për të cilat bëhet fjalë:

 

 

 

Exit mobile version