Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka treguar se gjatë ditës së shtunë kishte vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Gerot tutje ka shtuar se nuk është tani koha që të ngritën tensione në Kosovë.
“Dje vizitova memorialin e Adem Jashari dhe të 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter. /Telegrafi/
J'ai visité hier le mémorial d'Adem Jashari et de la soixantaine de proches tués en 1998. Émotion devant la solennité du lieu et les traces de la violence. 25 ans plus tard, il ne faut pas laisser les tensions remonter. pic.twitter.com/z3dQHCI8gG
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 13, 2022