Ambasadori i Francës, Christian Timonier, sot vizitoi komunën e Kumanovës, ku u takua me kryetarin e komunës, Zoran Damjanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim ishte i pranishëm edhe zv.kryeministri Arbër Ademi dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Të pranishmit në paraqitjen para mediave, folën për zgjedhjet e 11 dhjetorit, ndërsa ambasadori i Francës deklaroi se e ardhmja e vendit është në Evropë.
Ai gjithashtu tha se liderët e katër partive politike kanë bërë një hap të madh duke nënshkruar marrëveshjen e Përzhinës, me të cilën u vendosën kushtet për zgjedhjet e 11 dhjetorit./Telegrafi/