Site icon Telegrafi

Ambasadori francez, Thebault: Australia ka bërë një gabim “të madh” diplomatik ndaj anulimit të marrëveshjes për nëndetëset franceze

Australia ka bërë një gabim “të madh” diplomatik, tha ambasadori francez, Jean-Pierre Thebault të shtunën pasi u tërhoq në Paris, ku Canberra hoqi dorë nga një marrëveshje shumë miliardë dollarësh për nëndetëset franceze, në favor të një marrëveshjeje alternative me SHBA-në dhe Britaninë.

“Unë mendoj se ky ka qenë një gabim i madh, një menaxhim, shumë i keq i partneritetit – sepse nuk ishte një kontratë, ishte një partneritet që supozohej të bazohej në besim, mirëkuptim reciprok dhe sinqeritet”, tha ambasadori Thebault për mediet në Canberra, transmeton Telegrafi.

Australia ka deklaruar të enjten se do të anulonte marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2016 për Grupin Naval të Francës për të ndërtuar një flotë nëndetësesh konvencionale dhe në vend të kësaj do të ndërtonte të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike pasi të kishte arritur një partneritet trepalësh të sigurisë.

Lexo po ashtu Pse Franca është e zemëruar me marrëveshjen trepalëshe SHBA, Britani dhe Australi?

Franca e quajti anulimin e marrëveshjes – e vlerësuar në 40 miliardë dollarë në vitin 2016 dhe llogaritet se vlen shumë më tepër sot – si thikë pas shpine dhe i tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia. /Telegrafi/

Exit mobile version