Telegrafi

Ambasadori francez: Përgjegjësia për vendimin negativ është tek shtetet që kanë dhënë premtime joreale

Ambasadori francez në Shkup Christian Thimonier, sot në konferencë për shtyp është deklaruar në lidhje me vendimin e BE-së për të mos dhënë datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se përgjegjësia për vendimin negativ është tek shtetet që kanë dhënë premtime joreale për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga vlerësimi objektiv i agjendës u kalua në shpërblim për arritjen e marrëveshjes dhe kështu nga aspekte fundamentale u gjendëm në çështje me aspekt gjeopolitik. Ky nuk është pikëvështrimi i Francës. Marrëveshja e Prespës ndoshta është parakusht, por agjenda evropiane është çështje tjetër. Kjo çdo herë ka qenë e qartë tek Franca dhe është përcjellë tek bashkëbiseduesit në Greqi dhe Maqedoni. Nuk do të thotë se kjo nuk është e rëndësishme, por kishte lëvizje të çuditshme të kritereve që më shumë ishte marketing. Mund t’i kuptoj emocionet, mund ta kuptoj dëshpërimin, por këto janë bisedime politike për të ardhmen e BE-së”, tha Thimonier.

Në pyetjen se nëse Franca i ka parë reformat në vend, Thimonier tha se mendimi i presidenti francez Emannuel Macron nuk është përcjellë në tërësi.

“Macron qartë tha se ka analizë të veten, që është më e ndryshme nga partnerët tjerë, por punët nuk janë të qarta siç janë prezantuar, ndoshta këtu shpejt janë prezantuar si veto franceze. Kishte diskutim të ndërlikuar dhe kjo është thënë në kuadër të takimeve. Kishte qëndrime të ndryshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a duhet të ndahen ose jo, dhe këto përfunduan me propozimin gjermano-francez, që nuk u miratua”, deklaroi sot Thimonier./Telegrafi/