Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka thënë që janë duke bërë maksimumin, që ndalimi i Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze më 5 Janar, të marrë një epilog.
Në intervistë për Klan Kosova, Chabert, ka thënë se ndalimi i Haradinajt është një procedurë e rregullt, pasi që ai është në listën e të kërkuarve të Interpolit, ku Franca është anëtare e saj.
Megjithatë, sipas Chabert krejt kjo histori mund të mos ndodhte fare nëse kryetari i AAK-së do informonte Ambasadën Franceze se do udhëtojë në Republikën e tyre.