Site icon Telegrafi

Ambasadori francez bënë homazhe në Reçak, përmend vrasjen e një 14 vjeçari në këtë masakër

Ambasadori francez Olivier Guerot ka bërë homazhe sot në Reçak më 24 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë vend.

Guerot ka shkruar në Twitter se duke kujtuar të kaluarën ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.

“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave . Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version