Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar pas kërcënimeve të Serbisë për kthimin e trupave serbe në Kosovë.
Dugolli ka thënë se Serbia po e shfaq sërish zellin luftarak dhe luftënxitjen, ndërsa ka përmendur edhe grupin rus Wagner që kontrollohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë është përsëri në shfaqje të plotë, ndërsa ata kërcënojnë të kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, të cilëve iu bashkua edhe Wagneri po aq famëkeq”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Ai ka thënë se përpjekjet për t’i portretizuar veprimet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të turpshme.
Ndryshe, Serbia është duke vazhduar me avazin e vjetër të kërcënimeve e shantazheve ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon.
Deri tash kërcënimet kanë qenë kryesisht me deklarata politike e duke lobuar kundër njohjeve të Kosovës, por që nga dje shteti i Serbisë ka kërcënuar edhe ushtarakisht.
Petar Petkoviq, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mes tjerash dje ka deklaruar se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.
Ai madje ka deklaruar se veprimi do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke permendunr nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2. /Telegrafi/
Serbia’s belligerent zeal and warmongering is again on full display as they threaten to return their infamous forces to ??, joined by the equally infamous Wagner.
Meanwhile, any attempt to portray actions against illicit trafficking as ethnically motivated is shameless.
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 9, 2022