Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie i ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin që të martën mori Komisioni i Bashkimit Europian: që të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Delawie ka shkruar: “Urime Kosovë, ne Festojë me ju”, duke e publikuar në po të njëjtin status edhe lajmërimin e Federica Mohgerinit, shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, që të enjten do ta vizitojë Kosovën.