Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greag Delawie.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Delawie ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit.
“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie. /Telegrafi/
Positive news from presidents of #Kosovo & #Montenegro on BDA is good, but now it is time for action in the Parliament. Ratify now, and show #Kosovo citizens their govnt is working for them on #Kosovo10.
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) February 16, 2018