Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë për lirimin e tij nga pozita që ai mbanë.
Ai përmes një postimi në Facbook, tha se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.
Cana ka shtuar se ishte nder i veçantë të shërbej si ambasador i Kosovës në Bullgari.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari!
Së shpejti do të përfundoj misionin tim.
Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari. /Telegrafi/