Pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Kosova ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Bullgaria me rezultat 3-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Kjo fitore ishte histori pasi ishte e para për Dardanët në ndonjë ndeshje kualifikuese për botëror apo evropian.
Fitorja ndaj Bullgarisë u vlerësua lartë edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe, O’Connell.
O’Connell ka vlerësuar durimin e madh të djelmoshave të Kosovës për të arritur fitoren.
Postimi pa ndërhyrje i ambasadorit O’Connell:
Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan.
Urime djema! Urime Kosova!
/Telegrafi/