Ambasadori i Brtianisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot ka falënderuar Kosovën për pritjen që iu bë në kuadër të përballjes për kualifikimet në Euro 2020.
Edhe pse Përfaqësuesja jonë humbi 4-0 ndaj ‘Tre Luanëve’, pritja jonë i ka befasuar këta të fundit.
Abbott ka thënë se dua të falënderoj popullin shqiptar ka thellësia e zemrës për mikpritjen që iu bë kombëtares angleze në Prishtinë.
“Kur kam arritur në shtator në Prishtinë, kam qenë krenar të jem Ambasador Britanik në Kosovë. Pas kësaj fundjave, jam edhe më krenar”, ka thënë fillimisht ambasadorit britanik.
“Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme”.
“Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë në këtë vikend”.
“Ishte me të vërtetë shumë e veçantë dhe jam i sigurt që keni parë në mediat sociale shumë komente të përkrahësve anglezë që ishin këtu dhe kanë kaluar një vikend të mrekullueshme. Shumë faleminderit”, ka përfunduar Abbott. /Telegrafi/