Telegrafi

Ambasadori britanik viziton Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës së Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka vizituar sot Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (TRADOC).

Në këtë vizitë ai u takua me ekipin në mision të dërguar nga Akademia Britanike e Stervitjes Ushtarake (BMATT) të cilët janë të vendosur në Vyskov, Republika Çeke.

“Ekipi BMATT është duke ofruar trajnimin Junior të Komandës dhe Udhëheqjes (JCLC), që mbulon 4 javë trajnim në klasë ku do zhvilloj aktivitete për oficerët e FSK-së, në taktikat e këmbësorisë duke mësuar komandën dhe udhëheqjen si në kazerma ashtu edhe në fushë. Edhe një shembull tjetër i mirë i dedikimit të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën për zhvillim afatgjatë të aftësive”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Facebok.