Ambasadori britanik Ruairí O’Connell me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës ka uruar popullin e Kosovës.
O’Connell shkruan se Britania e Madhe do të qëndrojë pranë Kosovës si mik dhe partner.
“Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, uroj Kosovën e cila feston nëntë vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Ne qëndrojmë pranë jush si miq dhe partner teksa ju punoni drejt ndërtimit të një Kosove prosperuese, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan O’Connell. /Telegrafi/