Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik uron muslimanët për muajin e Ramazanit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me fillimin e muajit të Ramazanit.

O’Connell përmes në postimi në Facebook, ka thënë se shpreson që ky Ramazan do të jetë një kohë e lumturisë, paqes dhe dashurisë për të gjithë.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të ju shpreh urimet e mia më të ngrohta të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, në Diasporë dhe në gjithë botën, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shpresoj që Ramazani do të jetë një kohë e lumturisë, paqes dhe dashurisë për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version