Telegrafi

Ambasadori britanik uron besimtarët myslimanë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Kurban Bajramit me urimin për paqe e begati.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë që festojnë sot në Kosovë dhe në mbarë botën, ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe dhe begati në familjet e juaja”, shkruan ambasadori O’Connell.