Telegrafi

Ambasadori britanik uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, O’Connell u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë paqe dhe gëzime.

“Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe kudo në botë, ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Fitër Bajramin (Eid al-Fitr), paqe dhe gëzime”, ka shkruar O’Connell në Facebook, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se muaji i madhërishëm i Ramazanit ka përfunduar sonte, ndërsa festa e Fitër Bajramit fillon nesër (4 qershor)./Telegrafi/