Telegrafi

Ambasadori britanik ua rikujton politikanëve kosovarë: S’ka politikë me virusin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë, që në kohën e krizës së virusit të mos merren me politikë.

Në një postim të bërë në Facebook, ai ka theksuar bashkëpunimin mes ministrit Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiqit, si dhe të kryetarit të Mitrovicës së Jugut dhe atë të Veriut, transmeton Telegrafi.

Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi mes komuniteteve siç e pamë atë në mes të ministrit Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiqit dhe në mes të kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe atij të Veriut, Goran Rakiq, është i mirëpritur dhe për t’u përshëndetur. Siç ka thënë mbretëresha dje, nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, ka shkruar Abott. /Telegrafi/