Telegrafi

Ambasadori britanik reagon ashpër pas rrahjes me çekiç të djalit të Nenad Rashiqit

Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës derisa po dilte nga shkolla.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, duke thënë se dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale është e papranueshme ndaj secilit.

“Lajmi për një sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit është i neveritshëm pavarësisht motivit. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë dhe të gjej personat që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka shkruar ambasadori në llogarinë personale në Twitter.

Lexo po ashtu Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë

Ndërkohë, policia e Kosovës ka konfirmuar tashmë se ka arrestuar tetë persona në lidhje me rrahjen e djalit të politikanit serb të Kosovës.

Ndryshe, Rashiq ka pohuar se rreth 30 persona e kanë sulmuar djalin e tij duke e rrahur me boksa të hekurt dhe çekiç. /Telegrafi/