Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik, bashkë me gruan dhe djalin ngjiten në Majën e Lubotenit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se ka arritur të ngjitet në Majën e Lubotenit së bashku me familjen e tij.

Në një postim, Hargreaves shprehet se e sheh majën e Lubotenit çdo ditë kur kthehet nga puna dhe e përshkroi ngjitjen në këtë majë si një kënaqësi të veçantë.

“Majën madhështore të Lubotenit e shoh çdo ditë kur kthehem nga puna në shtëpi, ndaj ishte një kënaqësi e vërtetë të ngjitesha në të së bashku me familjen time, të udhëhequr me mjeshtëri nga Labinoti nga Klubi Alpin Prishtina,” ka shkruar Hargreaves.

Ai gjithashtu përmendi se deri tani ka ngjitur tri maja të maleve të Kosovës dhe se planifikon të arrijë më shumë gjatë qëndrimit të tij.

“Kosova ka 20 maja madhështore prej (shumë afër!) 2500 metra ose më shumë. Tani kam ngjitur 3. A mund t’i menaxhoj të gjitha gjatë kohës sime këtu?” ka përfunduar ai postimin e tij me entuziazëm për sfidën e radhës.

Maja e Lubotenit është maje e maleve të Sharrit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2,498 metra e lartë./Telegrafi/

Exit mobile version