Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik mirëpret votimin nga Asambleja pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sa i përket anëtarësimit të Kosovës.

Hargreaves ka shkruar në “X” se mezi pret që të bashkëpunojnë me Kosovën për hapat e ardhshëm drejt një vendimi pozitiv nga Komiteti i Ministrave.

“Mirëpres votën në favor të anëtarësimit të Kosovës nga Asambleja parlamentarë e Këshillit të Evropës. Britania e Madhe mesi pret që të punojë me Kosovën për hapat e ardhshëm drejt një vendimi pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar Hargreaves.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan. Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua. /Telegrafi/

Exit mobile version