Telegrafi

Ambasadori britanik mirëpret emërimin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, shenjë pozitive nga Qeveria

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akredimit.

Abbott në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka thënë se rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga ta, nga Projekti për Rekrutim në vitin 2018, por që atëherë kishte mbetur i pa përmbyllur me emërim, transmeton Telegrafi.

Ambasadori britanik, ka theksuar se emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta.

“Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënie. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, ka thënë Abbott.

Lexo po ashtu ​Qeveria emëron Naim Gashin drejtor të Agjencisë të Akreditimit

Ndryshe, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka emëruar Naim Gashin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. /Telegrafi/