Talenti i jashtëzakonshëm kosovar kompletoi transferimin tek skuadra e njohur angleze ndërsa lajmi i tij bëri buj të madhe.
Ndërkohë ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, njihet si një tifozë i madh i Evertonit dhe e ka uruar djaloshin kosovar për transferimin.
O’Connell i ka shkruar një koment Shaniut në faqen e tij zyrtare duke thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm.
“Urime Shani dhe mirëserdhët në familjen e Evertonit. Për mua si ambasador britanik në Kosovë dhe si evertonian ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, shkroi O’Connell.
Kujtojmë që Tarashaj iu bashkua Evertonit nga gjiganti zviceran Grasshopper për katër milionë euro. /Telegrafi/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = “//connect.facebook.net/sq_AL/sdk.js#xfbml=1&version=v2.3”; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
Përshëndetje miq. Dua të ju njoftoj se tani jam pjesë e skuadrës angleze Everton dhe jam i lumtur që do të luaj në…
Posted by Shani Tarashaj on 2016-01-07