Baleti Kombëtar i Kosovës këto ditë ka shfaqur shfaqjen “Pristine Conditions”.
Kjo shfaqje me koreografi të holandezit Arthur Kuggeleyn po konsiderohet si kryevepër nga ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairí O’Connell.
O’Connell ka mbetur i mahnitur me këtë shfaqje dhe e ka përshkruar si madhështore, sfiduese, domethënëse dhe prekëse.
“Urime Baleti Kombëtar i Kosovës – The National Ballet of Kosovo! Kryevepër. Shfaqje madhështorë, sfiduese, domethënëse, prekëse. Faleminderit shumë!”, ka shkruar Oconnell.
Ndryshe Arthur Kuggeleyn është koreograf holandez dhe veprat e tij kontroverse gjithmonë provokojnë reagime te forta. Përmes bashkëpunimit intensiv me aktorë, muzikantë dhe kërcimtarë, ai zhvilloi një trupë fizike të furishme në një nga teatrot e Berlinit.
Pastaj, në Zvicër krijoi stilin e tij të kërcimit koreografik “Trance Dance” të bazuar në unazorë të krijuar nga tingujt dhe imazhet vizuale.