Ambasadori britanik në Kosovë, Niccholas Abbott, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin e sotëm me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ai tha se në takim bisedoi me Haradinajn për planet e tij si një kandidat për President të Kosovës dhe për të dëgjuar për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër.
“Me Ramush Haradinajn biseduam sot për planet e tij si një kandidat për President dhe dëgjova për qasjen e AAK-së ndaj zgjedhjeve nesër”. ka shkruar Abboott, përcjell Telegrafi.
I spoke to Ramush Haradinaj today about his plans as a Presidential candidate and to hear about AAK’s approach to the elections tomorrow. pic.twitter.com/OKf9D2Ky7T
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 13, 2021
Nga ana tjetër, kreu i AAK-së njoftoi në Facebook për takimin që zhvilloi, por nuk preferoi të flasë lidhur me temën e zgjedhjeve për të cilën bisedoi me ambasadorin britanik, duke u treguar i kujdesshëm që të mos thyej rregullin e heshtjes zgjedhore. /Telegrafi/