Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik i del në mbrojtje atij zviceran

Pasi që ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt tha se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë ujësjellësin në këto fshatra, kur Kosova ka para për të financuar veteranët e rrejshëm.

Pas reagimeve të shumta edhe ambasadori britanik Ruari O’Connell, në një postim në Facebook ka dalë në përkrahje të ambasadorit zviceran. Sipas tij është koha që vetë populli i Kosovës të veprojë kundër korrupsionit dhe krimit, transmeton Telegrafi.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Lexo po ashtu Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Ndryshe për këtë ka reaguar edhe publicisti Veton Surroi, i cili tha se shteti i Kosovës duhet t’i kërkoj falje ambasadorit zviceran, pasi që ministri Pal Lekaj kishte deklaruar në T7 se ” Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version