Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik, Charles Garrett realizoi takime të ndara me Menduh Thaçin, Afrim Gashin e Bilall Kasamin

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett realizoi takime të ndara me kryetarët e partive PDSH, dhe kryetarët e dy krahëve të Lëvizjes Besa, respektivisht, me Menduh Thaçin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

Në takim me Thaçin u bisedua për aktualitet politike në vend, për kontestin me Greqinë, si dhe për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike që do të siguronte paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në vend dhe rajon.

Ndërkaq, në takim me Kasamin, u bisedua për proceset politike në vend, çështjen e emrit me Greqinë, dhe mbështetjen e Lëvizjes Besa për reformat integruese.

Garrett pati një takim të ngjashëm edhe me Afrim Gashin, me të cilin biseduan për çështjet politike dhe të proceseve reformuese.. /Telegrafi/

Exit mobile version