Site icon Telegrafi

Ambasadori Braathu premton përkrahje për AGK-në

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli – Pustina është pritur sot në një takim pune nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu.

“Begolli- Pustina e njoftoi ambasadorin Braathu me zhvillimet e fundit në AGK dhe strukturën e saj të re e dalë nga Kuvendi i fundit zgjedhor. Më tej, kryetarja Begolli – Pustina e informoj Ambasadorin Braathu me aktivitetet dhe projektet aktuale të AGK-së dhe planet e synimet për të ardhmen.

Në takim u kërkua intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet AGK-së dhe misionit të OSBE-së dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta që lidhen me sigurinë e gazetarëve, gazetarinë hulumtuese dhe avokimin e lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftimin për media nga AGK.

Nga ana e tij, Ambasadori Braathu përgëzoi edhe një herë kryetaren Begolli-Pustina për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që misioni i OSBE-së të përkrahë fuqishëm punën dhe angazhimet e AGK-së.

Braathu çmoi lartë rolin e organizatave profesionale dhe të pavarura në zhvillimin e demokracisë dhe shpalosi disa nga mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes për AGK-në. /Telegrafi/

Exit mobile version