Ceremonia solemne në të cilën Ambasadori i parë i përhershëm i Maqedonisë në Brazil dhe Amerikë Latine, Ivica Bocevski i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Michel Temer është organizuar në Palatin Planalto në Brazili, selinë zyrtare të Kabinetit të presidentit të Brazilit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përskaj Michel Temer, në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri brazilian i punëve të jashtme, José Serra, sekretari i përgjithshëm në ministri, Marcos Galvao dhe këshilltari për politikë të jashtme të ushtruesit të detyrës president, Fred Arruda, të cilët në fakt janë funksionarët kyç në sferën e politikës së jashtme të Brazilit./Telegrafi/