Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën Federative të Brazlit, Ivica Bocevski ia ka dorëzuar kopjet e letrave të akreditimit, Sergo Fransa Danese, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së punëve të jashtme të Brazilit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në bisedën pas ceremonisë, sekretari i përgjithshëm Danese theksoi që Brazili e çmon lartë hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Brazil, që njëkohësisht është edhe përfaqësi e parë diplomatike e Maqedonisë në Amerikën e Jugut. Ambasadori Bocevski tha se për të është nder dhe kënaqësi e madhe ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë në Brazil, si dhe që do të përpiqet ti thellojë marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve në të gjitha sferat, dhe në veçanti i theksoi potencialet për zgjerim të bashkëpunimit reciprok ekonomik, bën të ditur Ministria e jashtme.
Ceremonia e dorëzimit u organizua në pallatin Itamarati në kryeqytetin e Brazilit./Telegrafi/