Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, do të bëjë një vizitë në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të këtij fakulteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, Baily do të njihet për së afërmi me punën e këtij fakulteti dhe procesin e programit zhvillimor sipas programit për punë.
Ai do të mbajë edhe një ligjëratë para studentëve dhe profesorëve, ligjëratë që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, e më pastaj do të ketë edhe përgjigje për pyetjet e të interesuarve./Telegrafi/