Duke cicëruar në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan Jess Baily kërkon që të gjithë ata të cilët kanë në posedim audio-inçizime nga bisedat e përgjuara, t’i dorëzojnë në Prokurinë Speciale Publike, tramseton Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Baily, gjithashtu thotë që duhet të amendohet Ligji i privatësisë në të njëjtën linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, nëse dëshirojmë të parandalojmë publikimin e përgjimeve. Ai më tej shtonë se shkelja e privatësisë duhet të hetohet./Telegrafi/