Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se mezi pret që të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë.
Gjithashtu, siç ka thënë tutje Kosnett, ai pret edhe bashkëpunim për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.
Congratulations on the formation of the new government. I look forward to working with all of Kosovo’s institutions, other parties, and civil society stakeholders to strengthen justice & prosperity and help #Kosovo build peaceful relations with its neighbors.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 3, 2020
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti.
Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Pas votimit, kabineti qeveritar ka bërë betimin solemn.
Qeveria Kurti e votuar tashmë në Kuvendin e Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra. /Telegrafi/