Telegrafi

Ambasadori amerikan takohet me kryeprokuroren Ina Rama

Takimi mbahet pas demonstratës së dhunshme të të premtes së kaluar ku humbën jetën tre protestues dhe u plagosën dhjetëra protestues dhe policë, ndërkohë që nuk janë dhënë hollësi për atë që është biseduar në takimin e të hënës.

Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama për qëndrim të njëanshëm në favor të opozitës, ndërsa deputetja demokrate Mesila Doda e akuzoi për aktore dhe pjesë e asaj që shumica në pushtet e quan puç dhe përpjekje për të rrëzuar qeverinë me dhunë. /Telegrafi/