Telegrafi

Ambasadori amerikan takim urgjent me Ministrin e Brendshëm

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se takimi vjen pas deklaratave të ministrit për Vettingun në polici.

Sipas Xhafajt, policia ka nevojë për një shkundje, pasi emra të përveçëm brenda strukturës janë të lidhur me krimin e organizuar dhe jo vetëm.

”Do t’i kemi të gjithë në monitorim. Nuk do të ketë justifikime, të paktën në radhët e policisë. Nëse ka policë që bashkëpunojnë me krimin, ata duhet të ikin”, ka deklaruar Xhafaj, shkruan Lapsi.al.

Sipas tij, po mbahet kontakte të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e një fryme të re bashkëpunimi dhe hedhjen e disa hapave në bashkëpunimin dhe krijimin e aksioneve të reja policore në të ardhmen.

Xhafaj më tej shtoi se prioritet në të ardhmen prioritete kryesore do të jenë lufta kundër drogës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pastrimi i vetvetes. /Telegrafi/