Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan Scott: Ideja e shteteve etnikisht të pastra në Ballkan është joreale dhe e rrezikshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, gjatë një interviste dhënë mediave serbe ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe për vijat e kuqe të SHBA-ve.

“Në SHBA nuk ekzistojnë vijat e kuqe apo kufizimet për atë se duhet bërë e çfarë jo, thjesht ua kemi lënë vendeve të vendosin objektivat, kurse SHBA-të do të jenë të hapura që t’i shqyrtojnë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq duke folur për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ka shtuar se jo domosdoshmërisht do të thotë se SHBA-të do të pranojnë çfarëdo marrëveshje.

“Ideja e shteteve etnikisht të pastra në Ballkan është joreale dhe e rrezikshme. Kudo që vihet vija e kufirit, pres që të dy shoqëritë të jenë multietnike”, ka shtuar Scott. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version