Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan në takim me Bashën

Ambasasdori amerikan në Shqipëri, Donald Lu u takua të hënën me Lulzim Bashën, menjëherë pas protestës në përpjekje për të përgatitur një vizitë të suksesshme të martën të negociatorëve europianë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Ata do të mbërrijnë në drekë në Tiranë për t’u takuar veçmas me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Meta dhe kreun e opozitës Basha.

Ambasasdori Lu, edhe pse nuk është shfaqur në publik, ka punuar bashkë me përfaqësuesit europianë për të hartuar një dokument që negociatorët do ta diskutojnë me udhëheqësit politikë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën, shkruan TCH.

Deri tani, dokumenti nuk u është bërë i njohur partive politike, por diplomatët e vlerësojnë këtë përpjekje si shansin e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe opozitës.

Exit mobile version