Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, duke komentuar zhvillimet e sotme në veri të Kosovës, tha se “zhvillimet e sotme në Mitrovicë paraqesin një hap të madh mbrapa”.
“Shpresoj se kokat e ftohta do të mundësojnë qetësimin e situatës. Nuk ka alternativë për dialogun dhe bashkëjetesën e qetë të të gjithë popujve në Ballkan”, ka shkruar diplomati amerikan në Twitter. /Telegrafi/