Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie sapo i është bashkuar debatit për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania nuk e përkrahin idenë e dërgimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtarë, por ata e mbështesin dialogun mes subjekteve politike parlamentare për këtë çështje.
Për “Zërin”, përfaqësues të këtyre dy ambasadave kanë thënë se tryeza që do të mbahet sot në Kuvend për demarkacionin është shpresëdhënëse drejt një zgjidhje të kësaj dileme sa më shpejtë të jetë e mundur. /Telegrafi/