Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka konfirmuar se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e linjës ajrore ndërmjet këtyre vendeve.
Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka përshëndetur përfaqësuesit e të dyja vendeve.
“Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1219242253631283202
Po ashtu, ai ka përshëndetur Presidentin Thaçi për arritjen e kësaj marrëveshje.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1219247081304535041
Ndryshe, këtë marrëveshje e kanë përshëndetur edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sekretari Stoltenberg ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa Presidenti Thaçi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve.