Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se dialogu duhet të vazhdojë, flet edhe rreth vrasjes së Ivanoviqit

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka vlerësuar se është e rëndësishme të vazhdohet me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, që do të thotë që Dialogu i Brukselit duhet të përparojë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Scott, duke komentuar shkuarjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit tha se kjo ishte një vendim i duhur.

“Paqja dhe stabiliteti rajonal janë të varur nga Prishtina dhe nga Beogradi”, ka thënë Scott.

Në pyetjen për të hetuar vrasjen e Olivera Ivanoviqit, Scott ka thënë në Kosovë se ekziston një polici e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve dhe se pret shkëmbimin e informatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse Serbia ka ndonjë informacion që mund të kontribuojë në hulumtime, ne inkurajojmë që të shkëmbehen. Po ashtu, ne e inkurajojmë Kosovën që të jetë e hapur dhe të shkëmbejë informacione me serbët, sepse kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën”, citohet të ketë thënë ai për gazetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version