Site icon Telegrafi

Ambasadori ​britanik solidarizohet me të prekurit nga vërshimet

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur solidaritet me të gjithë qytetarët e Kosovës që sot janë përballë me reshje të mëdha të shiut.

Për këtë, ai ka shkruar në llogarinë e tij facebook.

“Shpreh solidaritetin tim me të gjithë të prekurit nga përmbytjet në të gjithë Kosovën, dhe tërë popullin, qoftë nëpunësve publik apo vullnetarë, të cilët po ndihmojnë”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Exit mobile version